Më shumë se 14.000 qytetarë të regjistruar në tre ditët e para për vaksinim falas kundër gripit sezonal, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.
“Në faqen e internetit – vakcinacija.mk, ku para tre ditësh filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, tashmë janë regjistruar më shumë se 14.000 qytetarë.
Vaksinimi pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme.
Janë siguruar 70.000 doza të vaksinës katërtipëshe kundër gripit sezonal, dhe Ministria vazhdimisht po e rrit numrin e vaksinave të siguruara. Kujtojmë se regjistrimi bëhet duke plotësuar aplikimin në vakcinacija.mk në lidhjen e mëposhtme: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM.
Në këtë mënyrë, regjistroheni direkt për vaksinim në sistemin “Termini Im”. Sipas planit të vaksinimit, përmes SMS do të merrni një përgjigje për datën, orën dhe vendin e saktë kur duhet të vaksinoheni”, njoftojnë nga MSH.
Me vaksinimin falas, shtojnë nga atje, përfshihen grupet e rrezikuara si: persona të moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe persona të vendosur në institucione për mbrojtjen sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione.