Sulmet në Liban, Borrell thotë se qëllimi i tyre ishte “përhapja e terrorit”

featured

Sulmet që i kishin në shënjestër pajisjet e telekomunikimit të përdorura nga Hezbollahu, i ka dënuar shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Borrell tha se ata  që i bënë kishin për qëllim të “përhapnin terror në Liban”.

“Kjo metodë e përdorur është e papranueshme, për shkak të dëmeve të mëdha dhe të pashmangshme kolaterale në mesin e civilëve, si dhe për shkak të pasojave të gjëra për tërë popullsinë, përfshirë frikën dhe terrorin dhe kolapsin e spitaleve”, ka thënë Borrell.

Së paku 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën kur shpërthyen së pari pejxherët dhe pastaj radiolidhjet e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut në dy valë sulmesh të martën dhe të mërkurën.

Libani dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, e akuzojnë Izraelin për kryerjen e këtyre sulmeve. Teksa Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sulmet në Liban, Borrell thotë se qëllimi i tyre ishte “përhapja e terrorit”
|