Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se rreth 300 ushtarë britanik do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë.
Të mërkurën e 18 shtatorit ata mbërritën në Kosovë.
Sipas njoftimit të NATO-s, në platformën “X”, ushtarët gjatë ditës së sotme kanë kryer aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet.
“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet,” thuhet në njoftim.
Today, UK personnel assigned to reserve forces in support to the #NATO-led #KFOR mission conducted training activities to test procedures of medical support to operations. pic.twitter.com/l5AE2BqWJM
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 19, 2024