Gashi: Osmani s’ka shanse të rizgjidhet presidente nga VV-ja

featured

Analisti politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani ka humbur mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për një mandat të dytë presidencial, nëse fitohen zgjedhjet nga ana e tyre.

Sipas Gashit, frika nga zgjedhjet presidenciale e ka kapur presidenten Osmani, duke e detyruar të mendojë për hapat e saj të ardhshëm.

“Presidenten e ka kapë frika e zgjedhjeve presidenciale. Ajo e ka një informatë shumë të saktë dhe këtë ja konfirmoj prej kësaj studioje: shanse nuk ka të bëhet presidente e Kosovës e kandiduar nga VV-ja. Pse duhet VV-ja t’i japë edhe një mandat, nëse fiton zgjedhjet?” ka deklaruar Gashi.

Ai po ashtu përmendi mundësinë e një kandidati tjetër për president, duke sugjeruar se njëri nga familjarët e Jasharajve, gjë që sipas tij, mund të jetë pjesë e koalicionit të ri.

Gashi ka shtuar se problemet në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti janë të vjetra dhe kanë arritur kulmin gjatë një takimi në konferencën e Mynihut.

“Në atë takim, Osmani i ka shprehur ankesat e saj Kurtit, dhe si përgjigje, ai i ka thënë ‘faleminderit për krejt ofendimet që m’i bëre’. Më pas, sipas tij, Kurti ka lëshuar takimin, duke e quajtur këtë si një nga thyerjet më të mëdha në marrëdhëniet mes tyre.

Gashi: Osmani s’ka shanse të rizgjidhet presidente nga VV-ja
|