Fetai: Kënaqësi të takoja ambasadorin e ri të BE-së në RMV, Michalis Rokas

featured

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, z. Michalis Rokas.

“Ishte kënaqësi të takoja sot ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, z. Michalis Rokas, të cilin e përgëzova për detyrën e re, duke i uruar mirëseardhje në vendin tonë.

Me ambasadorin Rokas zhvilluam një diskutim të hapur dhe të detajuar mbi çështjet më urgjente në rrugën tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. U dakorduam që qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit duhen të jenë në qendër të përpjekjeve tona për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe se duhet të arrihen rezultate të prekshme dhe të shpejta në kuadër të agjendës sonë reformuese.

I gëzohem faktit që BE-ja do të mbështesë plotësisht me peshën e saj politike dhe investime financiare përpjekjet tona për të intensifikuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rritjen e transparencës dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në politikëbërje dhe llogaridhënie”, ka shkruar Fetai.

Fetai: Kënaqësi të takoja ambasadorin e ri të BE-së në RMV, Michalis Rokas
|