Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka ateruar një aeroplan ushtarak britanik.
Ata do t’u bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.
Lajmin për aterimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ky ushtrim është planifikuar të zgjasë nga data 18 shtator deri në fund të tetorit.