Vokrri: Ftova Arsenijeviqin për kafe në jug, për t’i treguar që jemi shoqëri demokratike

featured

Edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është fshikëlluar nga politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Vokrri, në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini tha se këtë vizitë e cilëson paksa të çuditshme.

“Isha i shoqëruar nga një ekip televiziv, ramë në sy të një grupit të vogël të disa OJQ-istëve që veprojnë në veri, në emër të qytetarëve serb, që sa herë shfaqet ndonjë zyrtar i lartë i shtetit e kanë bërë zakon të fishkëllojnë,” tha Vokrri.

Vokrri tha se ka kundërshtuar insistimet e tyre që thonë se qeveria bënë propagandë, teksa shtoi se protestuesit i ka ftuar për kafe, që të shohin që “jemi shoqëri demokratike”.

“I kundërshtova insistimet e tyre që qeveria jonë bënë propagandë se nuk e ka hallin e qytetarëve serb, i ftova që nëse janë të interesuar ta testojnë se çfarë shoqërie demokratike jemi të vijnë me mua edhe në pjesën jugore me fishkëllimat e tyre të pijmë nga një kafe së bashku.”

E për këtë, Vokrri thotë se Arsenijeviq deshi t’i përgjigjej ftesës, por sipas tij, “policia vlerësoi se duke pasur përvoja me të aim und të provokojë përtej të pranueshmes, gjykuan që ai më mirë është të kthehet në pjesë veriore .”

Ai tha se serbëve në veri iu bëri me dije se ishte atje për të dëgjuar edhe kërkesat e tyre

“I njoftova se unë dhe kolegët e mi luftojmë për të drejtat tuaja, e jam i lumtur që keni mundësinë e botës që të shfaqni çfarëdo pakënaqësie që keni dhe të mos keni frikë që do tu ndodhë dicka e keqe,” shtoi Vokrri.

Vokrri: Ftova Arsenijeviqin për kafe në jug, për t’i treguar që jemi shoqëri demokratike
|