Shpejtësia i merr në qafë! Heqje patente dhe gjobë për Hatin dhe Jasharin

featured

Hatixhe Brika, e njohur si Hati, është kthyer në një fenomen në rrjetin social “TikTok” për jetën e luksit që shfaq në videot që poston. Mes luksit, janë dhe makinat e shtrenjta e si çdo çift i ri, edhe Hati me Jasharin (bashkëshorti i saj) kanë pasion shpejtësinë.

Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e shtyn partnerin e saj të ngasë mbi normën e lejuar numërojnë me miliona views.

Burime ekskluzive për Albeu.com, bëjnë me dije se Hati dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia rrugore për shpejtësi në zonat e banuara. Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Sikurse shihet edhe në këtë video, Hati dhe Jashari ngasin makinën mbi normën e lejuar.

@__hatiii Vrum vrum kawasaki😌🙈 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #adayinmylife #gclass #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨

Siç duket, miliona ndjekësve të Hatixhes për disa kohë do i mungojnë videot virale nga makinat luksoze dhe aventurat e saj me shpejtësinë.

Por, këto masa janë marrë me humor nga Hati e cila shkroi në rrjetin social Instagram:

Jashar bëj gati helikopterin”

Siç duket, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave të rrezikshme. Duke pasur një ndikim të madh te publiku, Hati e Jashari kanë zgjedhur që të promovojnë lojërat e rrezikshme, që shpesh herë marrin edhe jetë njerëzish.

Shpejtësia i merr në qafë! Heqje patente dhe gjobë për Hatin dhe Jasharin
|