Kurti mbledh ministrat, në rend dite edhe projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

featured

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, e cila pritet të fillojë në orën 10:00. Në rendin e ditës janë përfshirë gjithsej 14 pika.

Një ndër pikat kryesore të kësaj mbledhjeje është shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe Drafti i Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, një dokument i rëndësishëm që synon të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit në fushën e sigurisë kombëtare.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024, që do të përcaktojë prioritetet legjislative të qeverisë për vitin e ardhshëm.

 

 

Kurti mbledh ministrat, në rend dite edhe projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
|