Konferenca e Presidentëve në PE, Von der Leyen prezanton javën e ardhshme përbërjen e Dhomës së re të Komisionerëve

featured

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që javën e ardhshme të bëjë një prezantim për përbërjen e Komisionit të ri në Konferencën e Presidentëve në Parlamentin Evropian në Strasburg, pasi kandidati i ri i propozuar ende nuk është zyrtarizuar nga parlamenti slloven.

Në veçanti, qeveria sllovene ka njoftuar Komisionin Evropian, se Parlamenti slloven do të japë opinionin e tij për kandidatin e propozuar për postin e komisionerit të premten.

Vetëm pas këtij hapi nominimi i kandidatit do të jetë i plotë dhe zyrtar, thekson Komisioni.

Mbi këtë bazë, Komisioni i kërkoi Parlamentit Evropian që të shtyjë prezantimin e Presidentes Ursula von der Leyen në Konferencën e Presidentëve mbi përbërjen e Kolegjit të ardhshëm të Komisionerëve, derisa të plotësohet lista e kandidatëve.

Konferenca e Presidentëve me pjesëmarrjen e Ursula von der Leyen do të zhvillohet të martën e ardhshme.

Konferenca e Presidentëve në PE, Von der Leyen prezanton javën e ardhshme përbërjen e Dhomës së re të Komisionerëve
|