Në emisionin “Debat Plus”, Daut Haradinaj iu dërgoi “selam’ UDB-ashëve të përmendur nga ish të burgosurit politik në ciklin e emisioneve Tradhëti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja.
Haradinaj deklaroi se ka pasur shumë të torturuar nga udbashët.
“Ka pasur shumë burra që janë torturuar dhe shkatërruar prej disa klyshëve të kohës,” tha Haradinaj.
“Iu kisha bë thirrje edhe atyre të sistemit minimalisht me dalë me kërku falje publike, fëmijët e tyre punojnë nëpër ministria, unë nuk jam me i sanksionu fëmijët, por të paktën mos i bëj kapedon të grupit, le me naj qosh ndonje periferi le ta kryejnë ndonjë detyrë,” tha Haradinaj.
Teksa shtoi që është fatkeqësi që ish të burgosurit politik nuk morën asnjëherë drejtësi.