Së bashku me seritë e reja të iPhone, Apple prezantoi edhe çipin që gjendet në zemër të tyre dhe që do të pasojë A17 Pro.
iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus do të fuqizohen nga çipi A18 ndërsa iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max nga çipi A18 Pro. Kujtojmë se vitin e kaluar Apple prezantoi A17 Pro për seritë Pro duke krijuar spekulime nëse A17 do të vinte në seritë standarde iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus këtë vit.
iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus kishin çipin e vjetër A16 Bionic që fuqizonte linjën iPhone 14 Pro.
Ditën e djeshme Apple solli A18 për modelet standarde dhe A18 Pro për modelet Pro. Ndryshe me debutimet e tjera të çipeve Apple nuk ofroi shumë detaje edhe pse shumicën e tyre mund ti mësojmë pas eventit.
Apple A18
Çipi është ndërtuar mbi gjeneratën e dytë 3-nanometër të TSMC e cila është përdorur edhe në A17 Pro të vitit të kaluar. Por Apple A17 Pro kishte 19 miliardë tranzistorë dhe karakterizohet nga 6 bërthama procesorike (2 performance dhe 4 efikasiteti), 6 bërthama grafike dhe një Motor Neurale me 16 bërthama dhe performancë 35 TOPS.
Për A18 Apple ka përdorur një procesor me 6 bërthama dhe grafika me 5 bërthama. Kompania vendosi të mos i krahasojë A17 Pro me A18 por premton 30 përqind më shumë performancë krahasuar me A16 Bionic. Edhe për grafikat premton 40 përqind më shumë performancë.
Sa i takon Motorit Neural me 16 bërthama, po aq sa A17 Pro, Apple premton 2-fishin e performancës.
A18 Pro
Për A18 Pro kompania thotë se ka procesor me 6 bërthama që është 15 përqind më i shpejtë se procesori i A17 Pro. Njësoj si i pari ka 2 bërthama performance dhe 4 efikasiteti.
Motori Neural në A18 Pro me 16 bërthama premton 35 TOPS, i krahasueshëm me A17 Pro. Por Apple thotë se është më i shpejtë se ai i A17 Pro.
Ajo çfarë A18 Pro ka mbi A17 Pro është bandwidth i memories 17 përqind më i lartë. Falë saj Apple Intelligence do të operojë 15 përqind më shpejtë sesa iPhone 15 Pro.
Apple ka përditësuar edhe aftësinë e përpunimit të imazhit të A18 Pro që premton 2-fish performancë edhe për enkodimin e videove.
Për gamerat kompania theksoi se ka përditësuar dizajnin termik për të eliminuar nxehtësinë me më efikasitet. Çipet e reja ofrojnë mbështetje për “ray-tracing” në modelet standarde iPhone 16, një veçori që ofrohej vetëm për modelet iPhone 15 Pro gjer më sot. /PCWorld Albanian