Funksionalitetet AI të kompjuterët Copilot+ po vinë në procesorët Intel dhe AMD

featured

Periudha e ekskluzivitetit të kompjuterët Copilot+ do ti vijë fundit në Nëntor. Microsoft konfirmoi ditën e Marte se procesorët e fundit Intel Core Ultra 200V dhe AMD Ryzen AI 300 do të mbështeten me funksionalitete AI duke filluar prej Nëntorit.

Kompjuterët Copilot+ përmbajnë funksionalitete si Live Captions, Cocreator në Paint, Windows Studio Effects për editimin e imazheve dhe mjete AI për editimin e fotove.

Interes të veçantë do të ketë Auto Super Resolution për gamerat, një konkurrent i Nvidia DLSS që rrit rezolucionin grafik dhe frekuencën e rifreskimit pa cenuar performancën.

Këto kompjuterë AI do të përfshijnë dhe Recall, mjetin AI të Microsoft që krijon një kohështrirje të aktivitetit tuaj në PC.

Procesorët Intel Core Ultra 200V debutuan sot me një NPU të fuqishme prej 48 TOPS dhe deri në 32GB RAM të integruar. Udhëheqësi i divizionit të Windows dhe Pajisjeve të Microsoft Pavan Davuluri konfirmoi se çipet e reja të Intel do të mbështetin Copilot+.

Ndërkaq përmes një postimi në blog gjatë Verës Microsoft konfirmoi se edhe çipet AMD Ryzen AI 300 janë në të njëjtën varkë.

Kompjuterët e parë Copilot+ erdhën në Qershor fuqizuar nga Snapdragon X Elite. /PCWorld Albanian

Funksionalitetet AI të kompjuterët Copilot+ po vinë në procesorët Intel dhe AMD
|