Komisioni Federal Tregtar Amerikan (FTC) publikoi një raport në lidhje me mashtrimet në rritje me ATM-të Bitcoin. Këto ATM lejojnë njerëzit të këmbejnë paratë e tyre në kripto por me kalimin e kohës janë shndërruar në një mjet për mashtruesit.
Që prej 2020-ës, mashtrimi në ATM-të Bitcoin është rritur me 10 herë dhe vetëm në gjysmën e parë të 2024 konsumatorët kanë humbur më shumë se 66 milionë dollarë prej këtyre mashtrimeve.
Mashtruesit zakonisht përdorin taktika si thirrje të rreme telefonike, mesazhe dhe paralajmërime sigurie për të bindur njerëzit se janë në rrezik dhe se duhet të depozitojnë para në një Bitcoin ATM për ti mbrojtur.
Mashtruesi më pas ndan një kod QR për tu skanuar në një ATM Bitcoin i cili depoziton paratë në portofolin e mashtruesit.
Në 2023 konsumatorët raportuan 114 milionë dollarë humbje nga mashtrime ku përfshiheshin ATM-të Bitcoin, një rritje me 900 përqind krahasuar me tre vite më parë.
Autoritetet Amerikane paralajmëruan njerëzit se nuk duhet ti besojnë askujt që u thotë se duhet të përdorin ATM Bitcoin për të mbrojtur paratë e tyre. /PCWorld Albanian