Mirë, ne e dimë shumë mire që do të kishit preferuar të qëndronit pak më gjatë me pushime. E njëjta gjë vlen edhe për ne, padyshim. Por çfarë do të thoni nëse ne në Living përpiqemi të gjejmë disa aspekte të këndshme të kthimit së bashku në qytet ?
Nga këmisha me vija te pantallonat ngjyrë bezhë , nga çanta e zezë që do t’u japë një prekje të veçantë të gjitha veshjeve tuaja, te balerinat më të bukura të sezonit të ri, ju themi se nxitoni t’i bëni pjesë të gardërobës para se t’ja shihni të tjerave në qytet.