Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një avion me 61 persona në bord është rrëzuar në shtetin brazilian të Sao Paulo.
57 prej viktimave ishin pasagjerë ndërsa 4 anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë një grup pasagjerësh mbërritën me vonesë dhe nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit. “Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.
Lexo edhe :
Related Posts
Autoritet kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale avioni shfaqet duke bërë rrotullime të çuditshme dhe më pas bie në tokë duke krijuar një zjarr të madh, pasi ra pranë disa banesave.