Pas marrjes së ofertave nga Al-Ahli dhe Al-Ittihad, tani ylli i Romës Paulo Dybala është në shënjestër të Al-Qadsiah.
Sulmuesi argjentinas 30-vjeçar ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Giallorossi dhe së fundmi ka marrë oferta fitimprurëse nga Al-Ahli dhe Al-Ittihad, të cilët ishin të gatshëm t’i jepnin një kontratë me vlerë rreth 15 milionë euro neto në sezon plus 5 mionë euro në shtesa.
Dybala ka qenë një figurë qendrore e rëndësishme te Roma që nga ardhja e tij në transfertë të lirë dy vjet më parë.
Sezonin e kaluar, ai shënoi 16 gola dhe dha 10 asistime në 39 ndeshje, duke luajtur mirë nën drejtimin e trajnerit të ri Daniele De Rossi.
/GazetaBlic Sport/