1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Ndërprerja globale IT, WizzAir paralajmëron vonesa dhe mungesë të shërbimeve online

Ndërprerja globale IT, WizzAir paralajmëron vonesa dhe mungesë të shërbimeve online

featured

Kompania e fluturimeve WizzAir njoftoi se po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale IT nga palë të treta.

Mëngjesin e sotëm u raportua se mijëra kompjuterë Windows kanë përfunduar në ekranin Blu të Vdekjes (BSOD) pas një përditësimi dërguar nga kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Banka, kompani ajrore, televizione, supermarkete dhe biznese në mbarë botën panë aktivitetin e tyre të ndërpritej. CrowdStrike përdoret gjerësisht nga shumë biznese në mbarë botën për menaxhimin e sigurisë së kompjuterët dhe serverëve Windows.

Përmes njoftimit WizzAir tha se faqja e saj e internetit, sistemi i rezervimit, sistemi i regjistrimit online dhe qendrat e kontaktit janë të gjitha të padisponueshme.

Gjatë kësaj ndërprerje tha se check-in në aeroport është i disponueshëm dhe falas duke këshilluar pasagjerët të paraqiten në aeroport 3 orë para.

Një përditësim problematik nga ofruesi i shërbimeve të sigurisë kibernetike CrowdStrike ka rrëzuar kompjuterët dhe serverët offline të cilët kanë ngelur në një cikël të pafundmë rindezjeje.

Edhe pse CrowdStrike ka dërguar një përditësim për të adresuar këtë katastrofë kompjuterike, ata që kanë rënë viktimë e saj mbeten ende pa ndihmë. Fluturimet janë ndërprerë në disa vende të botës. /PCWorld Albanian

Ndërprerja globale IT, WizzAir paralajmëron vonesa dhe mungesë të shërbimeve online
|