Gashi: Një pjesë e shqiptarëve shtëpitë e djegura gjatë luftës i kanë ndërtuar me material të Serbisë

featured

Avokati Tomë Gashi ka thënë, në “Debat Plus”, se një pjesë e shqiptarëve të cilëve u janë djegur shtëpitë në kohën e luftës, i kanë rindërtuar ato me material të blerë nga Serbia.

Gashi tha se kjo tregon për mungesë të vetëdijes kombëtare.

“Një cent për ilaç, prej Serbisë s’duhet me marrë, e ka thënë një zyrtare që edhe oksigjenin prej tyre s’e marr. Çfarë populli jem, një pjesë e shqiptarëve i kanë ndërtu shtëpitë e tyre të djegura, që ua kanë djegë Serbia, ia kanë ndërtu me material të Serbisë. I kam dëgju duke thënë se të Serbisë janë më të mira. Nëse dikush ta djegë shtëpinë, t’i vretë anëtarët e familjes, edhe shkon blen produkte të Serbisë, ata s’janë shqiptarë hiç”, tha ai.

Gashi: Një pjesë e shqiptarëve shtëpitë e djegura gjatë luftës i kanë ndërtuar me material të Serbisë
|