Zjarr në Prishtinë, digjet një shtyllë elektrike pranë Muzeut Etnologjik

featured

Një shtyllë elektrike në Prishtinë, afër Muzeut Etnologjik, është përfshirë nga zjarri, mbrëmjen e së mërkurës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Malë Gashi, përfaqësues i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka bërë të ditur për Dukagjinin, se janë djegur dy apo tre ora të rrymës.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në vendin e ngjarjes, tashmë e kanë shuar zjarrin. Aty janë përfshirë nga flaka 2 apo 3 ora të rrymës elektrike dhe disa tela në shtylla”, ka thënë ai.

Zjarr në Prishtinë, digjet një shtyllë elektrike pranë Muzeut Etnologjik
|