UNMIK-u “vajton” policin serb të Millosheviqit që u vra në betejën e Loxhës

featured

Në kuadër të monitorimit të mediave në Kosovë, misioni i OKB-së vendosi që në raportin e tij të shënojë një lajm të mediumit serb me pretendime makabre për vrasjen e një polici serb të regjimit gjenocidal jugosllav të Millosheviqit në betejën e Loxhës.

Në raportin ditor të monitorimit të mediave që si shërbim u shpërndan personelit të misionit raporte me rëndësi me 6 korrik të 2024 në përditësimin e pasdites ishte edhe lajmi i medias serbe Kosovo-Online ku raportohej përvjetori i vrasjes, siç e quajnë, të kapitenit të policisë jugosllave, Srdjan Perovic, me 6 korrik të 1998’së.

Që mediumi serb Kosovo-Online e sheh të justifikueshme të raportojë në këtë mënyrë pa kontekstin e rrethanat e me pretendime të një regjimi të dëshmuar gjenocidal si ai i Slobodan Milosevic, e pikërisht në rastin e luftës së Kosovës ku kishte tentuar në mënyrë makabre të fshehë krimet e veta çnjerëzore ndaj civilëve duke i hedhur kufomat në liqene e miniera në Serbi pasi i kishin zhvarrosur nga varrezat masive në Kosovë kur kuptuan se po humbin luftën e synonin t’i fshehin krimet.

Po ky regjim që agjenturat sekrete të të cilit kishin planifikuar e ekzekutuar operacion të flamurit të rremë ku u vranë adoleshentë serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë për t’ua mveshur më pas UÇK-së e që është i dëshmuar e pranuar nga vet presidenti serb i tanishëm Aleksandar Vuçiq. I cili tani refuzon t’i përgjigjet prindërve të viktimave serbe që ende kërkojnë drejtësi e u refuzohet edhe takimet e nisja e procesit të hetimit së paku si nga ai e nga sistemi serb i drejtësisë.

Por që UNMIK ta shtojë në raportin e vet ditor të monitorimit të mediave, dy ditë më vonë, që siç dihet shërben për të mbajtur të informuar personelin e vet për artikuj me rëndësi, nuk duket edhe aq e përshtatshme. Kanë mundur të inkuadrojnë njëkohësisht shënimin e mediave tjera kosovare që shënonin përvjetorin e betejës së Loxhës nga UÇK’ja si datë me peshë historike në historinë moderne kosovare.

Në atë periudhë ishte zhvilluar Beteja e Loxhës mes UÇK’së dhe forcave të ministrisë punëve të brendshme të Jugosllavisë asokohe për disa ditë. Beteja ishte e ashpër mes palëve ndërluftuese, por ishte betejë nëse mund të quhet në rrethana të një konflikti të armatosur që zhvillohej mes njësiteve të vullnetarëve civil shqiptarë që po i rezistonin një regjimi shtypës fashist serb të asaj periudhe./Gazetametro.net 

UNMIK-u “vajton” policin serb të Millosheviqit që u vra në betejën e Loxhës
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.