Shitjet globale të kompjuterëve rriten, Apple udhëheq me rritjen më të madhe

featured

Shitjet globale të kompjuterëve personalë u rritën me 3 përqind në tre mujorin e dytë të 2024 ndihmuar edhe nga kërkesa për pajisje AI, me Apple që pati rritjen më të madhe mes prodhuesve të kompjuterëve thotë raporti i IDC.

Shitjet arritën në 64.9 milionë njësi për periudhën Prill-Qershor  dhe është tre mujori i dytë me radhë që sheh një rritjes pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.

Sipas IDC-së, shitjet e Apple u rritën me 20.8 përqind në tre mujorin e dytë të 2023, më e madhe mes prodhuesve në mbarë botën ndjekur nga Acer që pati rritje prej 13.7 përqind.

Tregu i kompjuterëve personalë pritet të rikuperohet pas një tërheqjeje që erdhi pas pandemisë së Covid-19.

Dy tre mujorë të njëpasnjëshëm me rritje shoqëruar nga hovi i krijuar prej inteligjencës artificiale, është ajo çfarë tregu ka pasur nevojë.

Megjithatë rezultatet e dobëta në Kinë mund të mbajnë peng tregun sipas IDC-së dhe nëse ky vend përjashtohet nga statistikat, atëherë rritja mes dy tre mujorëve do të kishte qenë më shumë se 5 përqind.

Pjesën më të madhe të tregut e ka grupi Kinez Lenovo me 22.7 përqind ndjekur nga HP me 21.1 përqind dhe Dell me 15.5 përqind. /PCWorld Albanian

Shitjet globale të kompjuterëve rriten, Apple udhëheq me rritjen më të madhe
|