Samsung nxjerr në shitje unazën inteligjente për 400 dollarë

featured

Samsung provoi se mund të ofrojë surpriza kur në evenimentin Unpacked të Janarit prezantoi Galaxy Ring. Ishte më tepër një demonstrim sepse një lançim.

Ndërsa koncepti i unazave inteligjente nuk përbën risi, kjo kategori produkti është dominuar nga Oura. Në evenimentin e dytë Unpacked të këtij viti Samsung dha më shumë detaje për Galax Ring, që është produkti i parë i kompanisë në këtë hapësirë.

Samsung efektivisht ka fituar mbi Google dhe Apple duke lançuar një produkt shëndeti dhe fitnesi që mund të porositet nga dita e sotme për 399 dollarë.

Dizajni i unazës është i limituar falë përmasave të vogla dhe mungesës së ekranit. Këto pajisje kanë një qasje më pasive ndaj gjurmimit. Samsung thotë se është një monitorues 24/7 i shëndetit.

Vjen në tre ngjyra të ndryshme: artë, argjendtë dhe zezë. Ka një kornizë prej titani dhe është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP68.

Është 7mm i gjerë dhe 2.6mm i trashë dhe peshon mes 2.3 dhe 3 gram në varësi të madhësisë. Në brendësi ka një akselerometër, një sensor temperature dhe një sensor PPG.

Të dhënat i dërgon në aplikacionin Samsung Health duke krijuar një portret të gjendjes suaj shëndetësore. Jep një pikësim të gjumit që bëni, sa herë lëvizni brenda natës, mat ritmin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes si dhe gjurmon ciklin menstrual. Një pikësim energji tregon sesi ndiheni çdo ditë.

Galaxy Ring do të jetë në shitje prej datës 24 Korrik. /PCWorld Albanian

Samsung nxjerr në shitje unazën inteligjente për 400 dollarë
|