Rudari i reagon Gashit, thotë se xhamia në Mat s’u ndërtua nga Serbia, por nga kontributi i një ish-luftëtari të UÇK-së

featured

Avokati Naim Rudari, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, i cili tha se xhamia në Prishtinë, specifikisht ajo në Mat, është ndërtuar me financa të Serbisë.

Rudari në “Debat Plus”, tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke e përmendur veteranin e UÇK-së, Skënder Krasniqin, i cili sipas tij e kishte dhënë tokën për ta ndërtuar xhaminë në fjalë.

Sipas Rudarit, Skënder Krasniqi është patriot i madh dhe se s’do lejonte që xhamia të ndërtohej me para të Serbisë.

“Nuk I besoj fare, për xhaminë në Mati, e njoh një familje Krasniqi ka kontribuuar shumë, Skënder Krasniqi, një luftëtar I luftes së fundit, patriot I madh, nuk do lejonte në atë tokë me fondacione të tilla, është e pabesueshme. Shqetësuese është që thotë zvministri duhet BIK ta trajtojë këtë dokument”, tha ai.

Me poshtë e gjeni deklaratën e Gashit dhënë në Debat Plus:

Rudari i reagon Gashit, thotë se xhamia në Mat s’u ndërtua nga Serbia, por nga kontributi i një ish-luftëtari të UÇK-së
|