Nikolloski: Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” nuk mund të deklasifikohet pa pëlqimin e palës tjetër

featured

Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e seksioneve në autostradën e korridorit 8 dhe 10-d e cila është cilësuar si sekret shtetëror, që të publikohet kërkohet pëlqim i të dyja palëve. Qëllimi ynë kryesor do të jetë që të marrim sa më shumë kilometra nga kjo marrëveshje, thotë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

“Marrëveshja është klasifikuar si sekret shtetëror, që sipas meje, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin sepse në Maqedoni është shumë e qartë se çfarë mund të klasifikohet. Mendoj se ka qenë ideja e partnerit për të nënshkruar një kontratë klasike në të cilën nuk bëhen të ditura detajet e konkursit, por është krejtësisht ndryshe të firmosësh një kontratë të klasifikuar. U takova me përfaqësuesit e konsorciumit, si Bechtel ashtu edhe Enka, kërkova që kontrata të deklasifikohet, por të dyja palët të japin pëlqimin dhe shpresoj të ndodhë kjo. Nuk është diçka që nuk dihet për opinionin, më e rëndësishmja është se çfarë mund të marrë Maqedonia nga ajo marrëveshje dhe mendoj se sipas kornizës mund të marrim më shumë kilometra në të njëjtën shumë financiare që është dakorduar”, tha Nikollovski.

Ministri vlerëson se është jomiqësore, madje edhe armiqësore që Maqedonia ta ndërpresë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme dhe ajo t’u kushtojë qytetarëve gjysmë miliardë euro.

“Qeveria e mëparshme ka paguar 240 milionë euro bukvalisht për asgjë, për gjëra që nuk i shohim. Nuk mendoj se do të jetë e dobishme, madje do të jetë armiqësore nëse e ndërpres kontratën tani dhe mbetemi p mjete. Kontraktuesi mund të na padisë dhe të na dërgojë në Arbitrazh dhe do të humbasim gjysmë miliardë euro”, tha Nikollovski, duke porositur kontraktorin që t’i zgjidhë problemet me nxjerrjen e lëndës së parë në Prilep, për të cilën ka rezistencë nga qytetarët, sepse ministria nuk ka kompetenca për atë gjë.

Nikolloski: Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” nuk mund të deklasifikohet pa pëlqimin e palës tjetër
|