Legjenda e Gjermanisë, Thomas Muller thuhet se do të tërhiqet nga detyra ndërkombëtare pas humbjes së vendit të tij në Euro 2024 nga Spanja.
Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Euro 2024 pas humbjes 2-1 në çerekfinale ndaj Spanjës, 34-vjeçari la të kuptohet se ndeshja mund të jetë paraqitja e tij e fundit për Die Mannschaft.
Lexo edhe :
Related Posts
“Të flasim realisht, është e mundur që kjo të jetë ndeshja ime e fundit ndërkombëtare”, tha ai. “Do të ulem më pas me trajnerin e kombëtares. Ne kemi një marrëdhënie shumë të besueshme. Por siç thashë, realisht është shumë e mundur.” /vizionplus.tv