Mijëra euro dëme, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar për fajde në Pejë

featured

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se tashmë është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për fajde, i cili u arrestua të martën në Pejë.

Ky rast, sipas zëdhënësit të prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka ardhur pas apelit të bërë në emisionin televiziv FIVE, ku është theksuar rëndësia e raportimit të rasteve të fajdes tek prokuroria e shtetit.

“Viktima ka ardhur tek prokurori i shtetit dhe ka raportuar rastin, duke kërkuar ndihmë. Kjo ka ardhur pas apelit të bërë në emisionin FIVE, ku kemi bërë thirrje që dera e prokurorisë është gjithmonë e hapur për viktimat e fajdes”, ka theksuar  Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se rasti përfshin dëmtime të mijëra eurove dhe shpresohet që seanca dëgjimore për vendosjen e masës së paraburgimit të mbahet nesër.

Prokuroria e shtetit, pra do të vendosë për masën e paraburgimit në këtë seancë.

Ai ka shtuar se prokuroria është në dispozicion 24 orë për të dëgjuar viktimat dhe për të inicuar raste në drejtim të veprës penale të fajdes, një dukuri mjaft shqetësuese.

Sipas Nikçit, i dyshuari është arrestuar pas hetimeve intensive të kryera nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe sektori i hetimeve në Pejë.

“Personi është hetuar përmes teknikave të veçanta hetimore dhe është arrestuar nga policia e FIT-it. Pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë dhe para pak minutave është dorëzuar kërkesa për paraburgim nga prokuroria”, ka theksuar ai.

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Pejë

Mijëra euro dëme, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar për fajde në Pejë
|