1. Lajme
  2. SPORT
  3. Lamin Yamal, historia prekëse pas festimit të golit

Lamin Yamal, historia prekëse pas festimit të golit

featured

Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është imazhi kryesor i “EURO 2024″. Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë organizimin.

Pak para se të mbushte 17-vjeç, fëmija mrekullibërës i Barcelonës , bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që shënoi ndaj Francës në gjysmëfinale. Mbrëmjen e së martës (09/07), pasi e dërgoi topin në rrjetën e “tringjyrëve” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij dhe u hodh në krahët e bashkëlojtarëve.

Megjithatë, nuk janë të pakta rastet që ai feston duke nderuar lagjen ku është rritur. Më konkretisht, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturore”.

Vihet re se Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE [instituto nacional de statistica] pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në rrezik të varfërisë dhe të ardhurat mesatare janë 1/3 e asaj të Center ose Eixample, dy lagje të pasura të qytetit.

Lamin Yamal, historia prekëse pas festimit të golit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.