Kilometrazhi i Google Maps vjen më në fund në iOS

featured

Google Maps po lançon një kilometrazh dhe limitet e shpejtësisë për iOS dhe CarPlay. Këto funksionalitete kanë qenë të disponueshme në Android që prej 2019-ës ndërsa Waze i ofronte që prej 2016-ës.

Tani edhe përdoruesit e iPhone mund ti përdorin për të kuptuar sesa shpejtë janë duke ecur përmes Google Maps.

Për ta aktivizuar klikoni mbi foton e profilit në Google Maps dhe të shkoni në Settings > Navigation.

Shkoni në seksionin e hartës dhe do të vëreni opsionet e aktivizimit të kilometrazhit dhe të limitit të shpejtësisë. Kur janë aktivizuar, kilometrazhi shfaqet në cepin e majtë të ekranit.

Nëse kaloni limitin e shpejtësisë, kilometrazhi do të ndryshojë ngjyra dhe t’ju kujtojë se duhet të reduktoni shpejtësinë.

Sipas Google, kilometrazhi shërben vetëm si informacion dhe nuk duhet marrë si referenca kryesore e shpejtësisë së lëvizjes, përkundrazi të përqendroheni tek kilometrazhi i makinës.

Google do ti lançojë opsionet në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Kilometrazhi i Google Maps vjen më në fund në iOS
|