Jason Momoa dhe Lisa Bonet zyrtarizojnë në “paqe” divorcin

featured

Divorci i Lisa Bonet dhe Jason Momoa është tashmë zyrtar. Zgjidhja e martesës shtatëvjeçare të ish-çiftit nga një gjykatës i qarkut të Los Angeles hyri në fuqi të martën, shkruajnë mediat e huaja. 

Divorci, i cili kaloi pa mosmarrëveshje, do të bëjë që çifti të ndajë kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar. As Bonet, 56, as Momoa, 44, nuk kanë kërkuar mbështetje financiare dhe ata kanë rënë dakord për kushtet për të ndarë asetet e tyre.

Lajmi vjen dy vjet pasi çifti njoftoi publikisht ndarjen e tyre. Aktorja e Ray Donovan bëri kërkesë për divorc nga ylli i Aquaman në janar, duke përmendur datën e ndarjes së tyre si 7 tetor 2020. Martesa e tyre ishte e para për Momoa dhe e dyta për Bonet, e cila gjithashtu ndan vajzën Zow Kravitz me ish-burrin Lenny Kravitz.

 

Jason Momoa dhe Lisa Bonet zyrtarizojnë në “paqe” divorcin
|