Halti komenton deklaratat e VV-së për luftë: Po e frikësojnë popullin dhe investitorët e huaj

featured

Deklaratat nga akterët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për një rrezik të mundshëm nga Serbia shkaktojnë frikë dhe shqetësime në popull sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur kritikat e tij ndaj këtyre deklaratave, duke theksuar se ato po krijojnë një klimë frike dhe paniku.

Haliti ka theksuar se kur dëgjon deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe të tjerëve, krijohet përshtypja se forcat serbe janë gati për të sulmuar Kosovën në çdo moment.

“Kësaj që është bërë trend me thënë jemi të rrezikuar shumë, të krijohet përshtypja se i kanë vendosur forcat dhe presin vetëm urdhrin për me u nis për Kosovë. Unë mendoj që me deklarata të tilla, ne po frikësojmë popullin, po i frikësojmë investitorët e huaj për të ardhur në Kosovë, po i frikësojmë investitorët vendorë, diasporën. Dhe po i joshim rininë, njerëzit që të ikin prej Kosove sepse siç e dimë për luftë, në qoftë se ka frikë për luftë njerëzit ikin dhe i lënë vetëm ushtarët me luftu,” tha Haliti në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Halti komenton deklaratat e VV-së për luftë: Po e frikësojnë popullin dhe investitorët e huaj
|