Çiljeta dhe Elsa përsëri në fermë/ Ç’kërkojnë “krushkat” aty?

featured

Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë qenë dy prej ish-konkurrenteve të “Ferma VIP”, fitues i të cilit doli Dijonis Biba.

Elsa dhe Çiljeta krijuan një miqësi tepër të ngushtë përgjatë kohës që kanë qenë brenda në fermë, ku Elsa u largua prej fermës pasi ishte caktuar prej Agait si një e “infiltruar” dhe jo si një banore si gjithë të tjerët.

Ndërsa Çiljeta ishte një prej finalisteve të këtij edicioni. Sakaq pasditen e dotme Çiljeta ka ndarë një postim në rrjete sociale teksa shihet me Elsën në fermë dhe përbri shkruan:

“Ja dhe krushkat 👸🏻👸🏻 u rikthyen n” Fermën VIP me shumë nostalgji, na kishte marr malli shumë për shtëpinë tonë të dytë 🤩🏠.”

Çiljeta dhe Elsa përsëri në fermë/ Ç’kërkojnë “krushkat” aty?
|