Sulltan Abdul Hamidi, Esad Pashë Toptani dhe 27 prilli i vitit 1909

featured

Dijetarë, intelektualë, politikanë e ligjvënës, të ndihmuar e të manipuluar nga shërbimet, të joshur për famë, pozitë e para, ju dhanë krahë 240 anëtarëve të senatit Osman, për të marr vendimin më të rëndë e me famëkeq për të ardhmen e osmanlive. Pra, për të ardhmen e gjithë këtij komunitetit që jetonte në 3 kontinentet e botës.

Dita ishte e marte, data 27 prill e vitit 1909, kur 240 anëtarët e senatit vendosën për shkarkimin nga pozita e Sulltanit, Abdul Hamidin e II.

Fetvaja, verdikti, për shkarkimin e tij u bë nga myftiu i asaj kohe Mehmed Zijaudin effendi, i cili ra nën ndikimin e Lëvizjes Xhonturke. Pjesë e rrëzimit të Sulltan AbdulHamidit ishin edhe një pjesë e intelektualëve shqiptarë, të cilët ishin radhitur në krah të xhonturqve.

Madje, vendimin për shkarkim, Sulltan Abdul Hamidit, ja dërgoi një delegacion i përbërë nga tre anëtarë, të cilët ishin gjithçka veç osmanli jo.

Ky delegacion përbëhej nga një armen, nga shqiptari Esad Pash Toptani dhe nga hebreiti Emanuel Kraso.

Sulltan Abdul Hamidi, e pranoi me qetësi vendimin, por e vuajti përherë marrëzinë e senatit duke ua bërë me dije se derën e hilafetit e rrënoi një hebre.

Sulltani në atë kohë, i kishte të paktën 30.000 ushtarë besnik të cilët ishin në gjendje për të luftuar për të drejtën, megjithatë ai nuk lejoi të derdhej asnjë pikë gjaku.

Sulltan Abdul Hamidi, u internuar në Selanik, në lagjen e cila ishte çerdhe e sionistëve, të cilët aktivitetin e tyre në Turqi e organizonin përmes Emanuel Krasos.

Ata që punuan e luftuan për ta hequr sulltanin pas pak kohe, e vuajtën gabimin e tyre dhe i thurën vetes elegji vajtimi.

Populli në ditën e varrimit të tij këndoi gjithë kohës:

Ku po na lë ne, e ku po shkon o Sulltan i Madh.

Me humbjen e Sulltanit humbën edhe shqiptarët, nga 4 vilajete shqiptare, mbetëm në një shtet me rreth 28 mijë km, duke na shqyer hienat ballkanike.

Fotografia njihet si foto e realizuar nga gazetari Markarjan në momentin kur Sulltan Abdulhamidi me duar të prangosura dhe me fytyrë të gjakosur dërgohet për internim.

A. Klinaku

Sulltan Abdul Hamidi, Esad Pashë Toptani dhe 27 prilli i vitit 1909
|