Fjalët e tepërta janë fukarallëk!

featured

Nga Mimoza Jonuzi

Çuditërisht në ditët e sodit kemi veç fjalë edhe aspak vepra. Veprat nuk na përputhen askund me fjalët që nxjerrim nga goja ose ligjëratat që mbajmë gjithë ditën në një “konak burrash”!

Thirremi në emër të fesë, e cila na mëson se respekti, edukata dhe sjellja e mirë me të tjerët është “sadaka”, është një kusht që duhet respektuar nga të gjithë. Ligjërata të gjata mbi edukimin e fëmijëve si duhet t’i respektojnë dhe t’i duan familjarët e tyre, ama këtu ka një gjë që nuk shkon!

“Fjalët e tepërta janë fukarallëk”. Nuk duhet dëgjuar fjalët, por veprat! E çuditshme është se si dikush flet për dashurin dhe respektin kur ata që i ka në rreth të vet nuk i sheh, sytë i mbesin të ngulitur te dikush tjetër, nuk e di kur përmendin emrin familje a i bie që së pari llogaritet vëllai, motar, nipi mbesa, apo i bie fqinji (kojshia) i pari pastaj të tjerët.

Nëse nuk di të respektosh familjen tënde dhe me ato që Zoti t’i ka dhënë për hise nuk di të gjesh lumturin brenda atyre mureve, kot e ke që flet për fe, për respekt e dashuri. Nëse nuk mjaftohesh me vendin tënd dhe vendi që të takon ty pa i poshtëruar të tjerët, kot e ke që thirresh në atë se si duhet të jetë një shoqëri shembull, sepse unë ndjek hapat e tua.

Sot fëmijët nuk dëgjojnë fjalë, shohin shembuj të prindërve. Boll i helmuat me fjalë helmuese kundër axhës, dajës, hallës, tezes e më gjer, mjaft i lartësuat njerëzit e pa rëndësishëm në jetën e tyre.

Sepse një ditë do të jetë vonë për kthim ama shumë do të jetë vonë.

Kështu që para se të kërkosh respekt, dashuri dhe mirësjellje, jepe atë që të kthehet në mënyrë të dyfishtë.

Nëse vërtet do të kishit zbatuar rregullat e fesë sot xhehenemi do të ishte bosh. Paqja dhe dashuria do të mbizotëronte në çdo shtëpi. Boll i shkruat nëpër statuse, filloni t’i vini në praktikë dhe bota ka për të ndryshuar. Ndryshimi fillon nga vetja!

Fjalët e tepërta janë fukarallëk!
|