Biçikleta më e gjatë në botë tani ka një gjatësi të mahnitshme prej 54 metrave.
Tetë entuziastë holandezë të inxhinierisë u mblodhën për të krijuar këtë biçikletë të jashtëzakonshme, e cila mundi rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2020 nga australiani Bernie Ryan.
Sipas Guinness, ekipi drejtohej nga 39-vjeçari Ivan Schalk, i cili e kishte planifikuar këtë që kur ishte fëmijë.
Sipas Guiness, ky rekord është thyer shumë herë gjatë 60 viteve të fundit.
Ai u vendos për herë të parë në vitin 1965 nga një biçikletë e ndërtuar në Gjermani, me përmasa 8 metra.