1. Lajme
  2. DOSSIER
  3. Doli në shitje monografia – Partia Demokratike Popullore (PDP)

Doli në shitje monografia – Partia Demokratike Popullore (PDP)

featured

Para tre diteve doli libri monografik-dokumentar: “Partia Demokratike Popullore (PDP), 1990 – 1997”, ne tri pjese, (vellime), autor i se ciles eshte Iljaz Halimi.

Ky liber paraqet deshmi qe flet se si PDP-ja me punën dhe veprimtarine e saj politike la gjurme te pashlyeshme ne historine më te re te shqiptareve ne RV.

Ne këtë botim jane perfshire ne menyre originale dhe kronologjike te gjitha Kuvendet e PDP-së, Kongresi, mbledhjet e kryesise, aktiviteti i RDSH-se, mbledhjet e Pleqësisë, organ i veçante i pari i ketij lloji nder ne), bashkepunimi me partite politike, kontaktet me delegacione te ndryshme, dokumentet politike, kumtesat, informatat, qëndrimet, komunikatat e shumta, si dhe aktivitetet tjera qe kane qenë në funksion te ndertimit te demokracise, organizimit te jetes pluraliste politike ne RMV, duke ofruar edhe zgjidhje per çështjet me interes kombëtarë shqiptar dhe shoqëror ne pergjithesi.

Doli në shitje monografia – Partia Demokratike Popullore (PDP)
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.