Pantallona ‘color-block’ dhe xhaketa: Kombinim i shkëlqyeshëm për aventura urbane

featured

Stilet e verës që na ngazëllejnë, sugjerojnë një formulë shumë praktike

Ndër to janë edhe format klasike të cilat me përforcimin e ngjyrave duken diç më të hareshme.

Për dukje të rregulluar në çdo stinë është më e lehtë të kombinohen disa pantallona të buta dhe xhaketa, pasi që kjo formulë mode është frymëzuar me stilin formal, transmeton Telegrafi.

Për shëtitje në qytet janë të shkëlqyeshme fanellat e shkurtra, të cilat ishin hit i verës e cila po i afrohet fundit.

Fanella e frymëzuar me një korse është aksesor i shkëlqyeshëm i xhaketës formale.

E bardha dhe bezhë janë perfekt edhe për zyrë, duken shumë elegante dhe afariste.

Disenjatorët janë frymëzuar me tone të natyrës – jeshile bari dhe vjollcë livande.

Për mëngjese më të ftohta janë të shkëlqyeshme pantallonat e lëkurës apo ndonjë variante eko.

Frymëzimi është në natyrë, më saktësisht në lule të ndryshme.

Pantallonat e gjera ngjyrë bezhë të ngjashme me ato të një kostumi janë të shkëlqyera me mokasine, por edhe me këpucë tenisi.

Për përshtypje super atraktive janë pantallonat me ngjyrë të ndezura.

Pastelet janë pjesë e stileve të verës, mirëpo mund t’i veshin edhe në fillim të vjeshtës.

Avantgarda e modës na sjell varietete të ndryshme xhaketash dhe pantallonash që duken artistike.

Pantallona ‘color-block’ dhe xhaketa: Kombinim i shkëlqyeshëm për aventura urbane
|