1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Robert Pattinson: Si baba ndihem edhe i ri, edhe i vjetër

Robert Pattinson: Si baba ndihem edhe i ri, edhe i vjetër

featured

Robert Pattinson ndjehet edhe “shumë i vjetër” edhe “shumë i ri”, që kur është bërë baba për herë të parë.

Aktori i filmit “Twilight”, ka një vajzë me të dashurën e tij Suki Waterhouse, 32-vjeçare. Vajza ka lindur tre muaj më parë dhe ata kanë folur për të sa kanë qenë pjesë e shfaqjes së modës “Dior Menswear Spring/Summer 2025” në Paris.

“Të qenit baba më bën të ndjehen shumë i vjetër dhe shumë i ri në të njëjtën kohë”, ka thënë 38-vjeçari ka thënë në një video të ndarë për platformën X.

Duke shtuar se vajza e tij është “shumë e lezetshme”, ai ka shkruar se “është i befasuar se sa shpejt i shfaqet personaliteti”. “Edhe pse është tre muajshe, mendoj, ‘Oh, veç e shoh si kush është’”, ka shkrua ai.

Suki, e cila është gjithashtu këngëtare, ka folur për ndjenjën e të qenit nënë gjatë performancës së saj në festivalin “Coachella” në prill.

“Nuk e di nëse e dini, por kam pasur ndryshime të mëdha që më kanë ndodhur së fundmi në jetën time. Jam me fat që kam një vajzë dhe se kam takuar dashurinë e jetës sime”, ka thënë ajo para turmës.

Roberti dhe Suki kanë qenë së bashku që nga viti 2018 dhe edhe pse ka raportime se janë të fejuar, ata nuk i kanë konfirmuar këto thashetheme.

Robert Pattinson: Si baba ndihem edhe i ri, edhe i vjetër
|