18 Qershori, Dita Ndërkombëtare kundër Gjuhës së Urrejtjes

featured

Dita Ndërkombëtare kundër Gjuhës së Urrejtjes, e cila mbahet më 18 qershor çdo vit, është një ditë e dedikuar për të ndërmarrë veprime kundër diskriminimit, intolerances dhe për të promovuar bashkëjetesën paqesore dhe respektin ndaj të gjithë njerëzve.

Kjo ditë vlen si një rikujtim për rëndësinë e gjuhës së respektit dhe dialogut në përballje me urrejtjen dhe ekstremizmin. Në këtë ditë, organizata dhe individet mbajnë aktivitete për të nxitur solidaritetin dhe të kundërvenë mesazheve të urrejtjes në të gjitha format e tyre.

Sot, shefi i OKB-së Antonio Guterres përcolli një mesazh për publikun duke u shprehur se çdo nivel i gjuhës së urrejtjes është i papranueshëm dhe duhet bërë çdo gjë për ta eliminuar atë.

Ndërkohë që nëpër botë zhvillohen aktivitete dhe projekte sensibilizuese, në Shqipëri nuk ka një reflektim nga ana e autoriteteve për të ndërmarrë projekte të tilla, teksa fenomeni në fjale u rrezikon jetën të rinjve që përdorin rrjete sociale.

18 Qershori, Dita Ndërkombëtare kundër Gjuhës së Urrejtjes
|