Microsoft vendos të mos lançojë funksionalitetin AI “Recall” për arsye sigurie

featured

Microsoft nuk do të lançojë “Recall”, funksionalitetin AI i cili gjurmon përdorimin e kompjuterit, për kompjuterët e rinj javë e ardhshme, por ka vendosur ta testojë atë me një grup të vogël përdoruesish bëri të ditur gjiganti i teknologjisë duke shprehur shqetësim për rreziqet e privatësisë.

Funksionaliteti Recall gjurmon nga shfletimi në ueb tek bisedat zanore, duke krijuar një historik që ruhet në kompjuter dhe një përdorues mund ta kërkojnë kur kanë nevojë të kujtojnë diçka që kanë bërë.

Recall do të jetë tashmë i disponueshëm vetëm në fazë eksperimentale në programin Windows Insider në javët në vijim dhe jo i disponueshëm gjerësisht për kompjuterët Copilot+ më 18 Qershor siç ishte përcaktuar më herë nga gjiganti i Windows.

Microsoft tha se vendimi për anulimin e lançimit të gjerë të Recall erdhi nisur nga shqetësimet e privatësisë dhe se kompania dëshiron të ofrojë një eksperiencë të sigurte dhe besueshme.

Kompjuterët Copilot+ janë një kategori kompjuterësh personalë me funksionalitete të inteligjencës artificiale.

/PCWorld Albanian

Microsoft vendos të mos lançojë funksionalitetin AI “Recall” për arsye sigurie
|