Frenkie De Jong nuk e fshehu trishtimin e tij për mungesën e Euro 2024 dhe pamundësinë për të përfaqësuar Holandën për shkak të problemeve fizike.
Mesfushori i Barcelonës, nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe do të përjashtohet nga skuadra për Euro 2024.
“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk arrita në Kampionatin Evropian. Ne kemi bërë shumë në javët e fundit, por kyçi im ka nevojë për më shumë kohë, për fat të keq. Është një ëndërr dhe nderi më i madh të përfaqësosh Holandën në Euro, të vesh fanellën portokalli, të këndosh Wilhelmus [himnin e vendit] dhe të ndjesh mbështetjen e të gjithë vendit”, ka shkruar mesfushori i Barcelonës , në rrjetin social Instagram.
/GazetaBlic Sport/