Kirurgu i operacioneve estetike: Ben Affleck po plaket nga stresi

featured

Fotot e Ben Affleck që kanë qarkulluar së fundmi tregojnë aktorin të lënë pas dore dhe të vuajtur. Ylli dikur me stil i Hollywood-it duket mjaft i prekur nga kthesa që ka marrë martesa e tij me Jennifer Lopez.

Sipas një kirurgu të ndërhyrjeve estetike i cili foli për “RadarOnline” dhe quhet Robert Dorfman, gjendja e keqe psikologjike e Ben Affleck duket se ka ndikuar edhe në pamjen e tij.

“Stresi ndikon në trup. Ai duket i dobët dhe i moshuar. Ai po kalon një kohë të vështirë këto ditë dhe duket i stresuar, ndaj po fillojmë të kuptojmë se çfarë bën stresi dhe psikologjia e keqe. Ato kanë një ndikim në flokët dhe lëkurën tuaj”, shpjegon ai fillimisht.

Ai më pas shtoi: “Shëndeti dhe disponimi juaj i përgjithshëm shkaktojnë ndryshime kimike në trupin tuaj kështu që mendoj se mënyra më e mirë për të hequr stresin është të filloni të ushtroheni, të hani shëndetshëm dhe të siguroheni që të merrni shumë antioksidantë”.

Kirurgu i operacioneve estetike: Ben Affleck po plaket nga stresi