1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Enver Dugolli sjell librin “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh”, libri përmban periudhën para, gjatë dhe pas luftës

Enver Dugolli sjell librin “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh”, libri përmban periudhën para, gjatë dhe pas luftës

featured

Libri Qark i (Pa)mbyllur burgjesh, nga deputeti, Enver Dugolli, një libër që duhet të shërbej si fakt për keqtrajtimet jo-njerëzore që u bënë në burgjet e ish-Jugosllavisë.

“Jemi në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ky çlirim i Kosovës erdhi falë sakrificave, e punës së palodhshme të brezave, falë luftës së UÇK-së, që nuk e ndalën punën që liria e Kosovës të vie,” tha Dugolli në “Rreth e Rrotull”.

Ai tregoi që e ka sjellur librin që është botuar në vitin 2019 për herë të parë e tani është ribotuar në Tiranë.

“Libri është botuar edhe në gjuhën e angleze dhe frënge, këtë muaj do të shkoj ta promovoj në ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, është me interest të veçantë sepse i kushtohet më shumë vuajtjeve dhe peripecive që kemi kaluar në burgun e dytë,” shtoi Dugolli.

Kështu duke treguar që vetë ai ka qenë i burgosur në vitin 1981, teksa shton se për atë periudhë kohore shkruan kalimthi por nuk ndalet në detaje sepse qëllim kryesor ka qenë ta pasqyrojë atë periudhë kohore pra “burgun e dytë”.

“Ky burg ka pas kamp përqendrimi, ferr i vërtetë, gjithku ku respektohen të drejtat e njerëzve edhe të dënuarve, vetëm ato nuk kanë ndodhur, gjithçka ka ndodh deri në pushkatime e ekzekutime klasike që kanë ndodh në burgun e Dubravës, “ shtoi Dugolli.

Libri përmban periudhën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës ku Dugolli përshkruan përjetimet e thotë që ndonëse lufta kishte përfunduar, për të burgosurit jo, pasi siç tregon ai “Serbia na mori me vete si peng, e mori me vete një pjesë të Kosovës, njerëzit e gjallë i mori peng e mbi ta ushtronte dhunë e terror të cilin donte ta kompensonte atë humbjen e madhe që pësoi, humbi Kosovën.”

INTERVISTA E PLOTË:

Enver Dugolli sjell librin “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh”, libri përmban periudhën para, gjatë dhe pas luftës
|