Apple Intelligence quhet tentativa e parë e Apple në AI

featured

Apple vendosi të hyjë në botën AI në mënyrën më “Apple” të mundshme. Në WWC, konferenca vjetore e zhvilluesve të kompanisë, Apple zbuloi Apple Intelligence, një version i branduar i AI nga gjiganti i iPhone.

Apple Intelligence është tentativa e Apple për të pasuruar softuerët dhe aplikacionet e saj me opsione të inteligjencës artificiale. Ky sistem funksionalitetesh AI do të fuqizohen nga teknologjia e Apple pjesërisht por edhe nga OpenAI falë bashkëpunimit të ri mes dy kompanive.

Siri do të jetë i pari që do të shijojë inteligjencën artificiale të Apple. Asistenti zanor i kompanisë tashmë do të fuqizohet nga modelet AI, teknologji e cila po përdoret gjerësisht për gjenerimin e përmbajtjeve.

Asistenti virtual i Apple, i cili është lënë disi në hije vitet e fundit, mund të bëhet më i dobishëm tani me integrimin e AI. Për shembull mund ti kërkoni Siri që të bëjë një përmbledhje të një lajmi, të fshijë një e-mail ose të editojë një foto.

Asistenti gjithashtu mund të kryejë më shumë se 100 veprime nga gjetja e fotove bazuar në përshkrimin e përmbajtjes së tyre, tek ekstraktimi i informacionit personal nga një foto e ID-së suaj për të plotësuar formularët online.

Së fundi mund ti shkruani pyetjen Siri në vend që përdorimit të zërit. Apple Intelligence do të mund të krijojë përmbledhje të faqeve të vizituara në Safari, një funksionalitet që ekziston tashmë në shfletuesit rivalë si Arc.

Gjithashtu mund ta përdorni për të qëndruar në kontakt me njoftimet e fundit dhe të rëndësishme. Dhe njëlloj si Gmail dhe Outlook, pajisjet tuaja mund të krijojë përgjigje për e-mail-et ose mesazhet me tekst.

Apple gjithashtu prezantoi disa mjete të cilat i quan Writing Tools dhe përdorin AI për të shkruar, kontrolluar për gabime apo përmbledhur një tekst.

Apple Intelligence do të përdorë AI për të regjistruar, trankskriptuar dhe përmbledhur thirrjet telefonike duke sfiduar kështu shërbime të palëve të treta si Otter. Të gjithë pjesëmarrësit në thirrje njoftohen kur filloni regjistrimin apo transkriptoni një bisedë.

Mund të përdorni AI për të gjeneruar imazhe, afisha dhe emoji të personalizuara. Falë partneritetit me OpenAI, Apple gjithashtu ka integruar versionin bazë të GPT-4o – modeli më i fundit dhe më i fuqishëm AI i OpenAI – në Siri si dhe në Writing Tools.

Apple Intelligence, për të cilin kompania thotë se do të jetë në fazë eksperimentale në momentin e lançimit, do të ofrohet vetëm për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, iPad dhe kompjuterët Mac me M1. Telefonët duhet të jenë në gjuhën Angleze gjithashtu. /PCWorld Albanian

Apple Intelligence quhet tentativa e parë e Apple në AI