Apple integron ChatGPT në Siri

featured

Apple do të bashkëpunojë me OpenAI për të vendosur ChatGPT në Siri njoftoi kompania në konferencën e zhvilluesve WWDC ditën e Hënë.

ChatGPT do të jetë i disponueshëm pa pagesë në iOS 18 dhe macOS Sequoia në fund të vitit dhe pa një llogari, që do të thotë se pyetjet e përdoruesit nuk do të regjistrohen.

Chatboti shumë popullor do të integrohet në mjetet e shkrimit të iOS. Më tutje, përdoruesit me pagesë të ChatGPT do të mund të lidhin llogaritë e tyre për të aksesuar funksionalitetet Premium nga OpenAI brenda sistemit operativ të Apple.

Bashkëpunimi i shumëpritur vjen ndërsa Apple po synon të integrojë funksionalitetet AI që rivalët e kanë bërë tashmë. Gjiganti i iPhone ka qenë në diskutime me Google dhe OpenAI për të inkorporuar teknologjinë e tyre në sistemet e saj operativ.

Siç duket OpenAI ka arritur të sigurojë marrëveshjen. “Jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me Apple për të sjellë ChatGPT tek përdoruesit e tyre në mënyra të reja, tha CEO i OpenAI Sam Altman.

Së bashku me partneritetin me OpenAI, Apple njoftoi edhe disa veçori të reja AI të cilat i quan Apple Intelligence.

/PCWorld Albanian

Apple integron ChatGPT në Siri