Rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor

featured

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e saj për numrin e përgjithshëm të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor.

Sipas ASK-së numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2023/2024 janë 32 mijë 818. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak (2022/2023), ka qenë 30 mijë e  996 fëmijë. Respektivisht ky vit kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 mijë 822 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2023/2024 ishin 24 mijë e 104 fëmijë ose 73,4%, ndërsa në sektorin privat 8 mijë e 714 fëmijë ose 26,6%.

Krahasuar me vitin paraprak (2022/2023) në sektorin publik ishin 24 mijë e 366 fëmijë ose 78,6% ndërsa në sektorin privat 6 mijë e 630 fëmijë ose 21,4%.

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat

Rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor