Lëndët e korrupsionit, avokatët dyshojnë se do të zbatohen rekomandimet e OSBE-së

featured

Një varg rekomandimesh për përmirësim në trajtimin e rasteve të korrupsionit e krimitë të organizuar iu drejtuan sistemit të drejtësisë, nga Misioni i OSBE-së, në Kosovë.

Javën e kaluar OSBE ka publikuar raportin mbi monitorimin e procesve gjyqësore që kanë të bëjnë me trajtimin e këtyre veprave, ndërkohë që përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë u zotuan se të njëjtat do merren parasysh.

Mirëpo skeptik shprehen avokatët në lidhje me zbatimin e përmirësimin e gjendjes për këto raste edhe në raste të tjera.


“Kemi dilema apo dyshime që si të tilla do të zbatohen për shkak se psh flitet edhe për numër të madh të rasteve e vonesa në trajtimin e tyre e që pa rritjen e numrit të gjyqëstarve e pa rritjen e mbikqyrjes së performancës profesionale këto nuk mund të arrihen”, deklaroi Florim Shefqeti – Avokat.

Në anën tjetër avokati Musa Damati përmend edhe masën e caktimit të paraburgimit, e cila praktikohet shumë në Kosovë, ndonëse edhe misioni i OSBE-së, vazhdimisht kishte qenë kritikuese ndaj sistemit të drejtësisë për këtë.


“Në praksën gjyqësore të Gjykatave të rregullva etë Republikës së Kosovës, është një qakordim i plotë, për sa i përket ekzistimit të praktikave konstruktive në zbatim dhe respektim të respektimit të të Drejtave të Njeriut, konkretisht me rastin e zbatimit të masës së paraburgimit shohim se ajo vie në shprehje fatkeqësisht në rastet kur ikemi të bëjmë me vepra penale të mjedisit, prerjes së pyllit ajo zbatohet, ndërsa për qudi kur kemi të bëjmë me vepra penale të jakës së bardhë për veprat që i ngarkojnë profilet e politikës, apo edhe në rastet kur kemi të bëjmë me krim të organizuar masa e paraburgimit nuk zbatohet”, deklaroi Musa Damati – Avokat.

Ndër gjetjet më kryesore të përmendura në këtë raport, ishte edhe numri i madh i aktgjykimeve liruese në rastet e korrupsionit e krimit të organizuar.

 

Lëndët e korrupsionit, avokatët dyshojnë se do të zbatohen rekomandimet e OSBE-së