Një ndeshje tjetër, një gol tjetër. Arda Guler e shënoi mbrëmë golin e tretë sezonal, të dytin radhazi. Kundër Alavesit, ylli i ri turk e gjeti golin e radhës në La Liga.
Që kur iu bashkua Real Madridit e fitoi titullin e kampionit në kampionatin spanjoll, ndërsa ka nisur të akumulojë më shumë minutazh.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes nuk e ka ndërmend të ndalet më, si në shënimin e golave ashtu edhe në paraqitjet e tij pozitive, shkruan “Gazeta Express”.
E lojtarin e lindur në vitin 2006 e ka lavdëruar trajneri Carlo Ancelotti pas fitores së mbrëmshme me rezultat 5:0 ndaj Deportivo Alavesit.
“Më pëlqen shumë. E gjithë skuadra, i tërë stafi, e vlerësojnë të gjithë shumë. Ai është më i riu i skuadrës. E ka një dhuratë. Shënon gol edhe kur është e vështirë. Topi është i dashuruar me Arda Gülerin, kjo është mjaftueshëm e qartë. Jemi mjaft të kënaqur që është këtu dhe që mund të jetë e ardhmja e ekipit”, deklaroi trajneri italian në konferencë për shtyp.
Güler pati vështirësi në fillim të eksperiencës së tij, derisa e përshkuan lëndimet dhe iu nevojit një periudhë ambientimi, ndërsa tash ka nisur t’i tregojë vlerat e tij dhe po ka më shumë minuta në këmbët e tij.