Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me reagime të shumta nga vizitorët e tij pasi i kanë lyer qentë me të bardhë dhe të zezë për t’u dukur si panda.
Veçanërisht, kopshti ka ngjallur zemërim kur edhe reklamoi “qentë panda” vetëm për të rritur numrin e vizitorëve.
Por, pavarësisht ngjashmërisë së jashtëzakonshme me pandat, disa persona vunë re sjellje të çuditshme te kafshët, përcjell Telegrafi.
A zoo in China painted dogs because they didn’t have real Pandas😂 pic.twitter.com/BUyw7M4z9q
— Gareth (@garethrichmond5) May 6, 2024
Ata kuptuan se në fakt ishin duke shikuar qenë në vend të pandave. Shumë prej tyre kritikuan autoritetet e kopshtit për mashtrimin.
The Chinese zoo invited visitors to see a new breed of pandas
It turned out they were just painted dogs 😂
Chinese products 😁 pic.twitter.com/rIXMQvj78B
— BlueGreen Planet (@BluesWaltair) May 8, 2024
Megjithatë, kopshti zoologjik mbrojti vendimin e tij për të pikturuar qenë, duke këmbëngulur se ngjyra nuk është e dëmshme.
“Nuk ka arinj panda në kopshtin zoologjik dhe ne donim ta bënim këtë si rezultat”, tha një zëdhënës i kopshtit.