1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen Demo-Day të programit të 5-të të akselerimit

Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen Demo-Day të programit të 5-të të akselerimit

featured

Çdo rrugëtim e ka një destinacion dhe evenimenti Demo-Day mbajtur më 23 Prill 2024 në Tiranë ishte hapi i fundit i 12 startupeve të edicionit të 5-tëUplift Albania. Demo-Day është fundi i një kapitulli por fillimi i një tjetri në rrugëtimin e tyre.

Në një botë inovacioni, startupet e akseleratorit Europian Uplift Albania morën skenën e Demo-Day për të dëshmuar momentin e tyre të së vërtetës, atë të përpjekjeve të palodhura, ideve brilante dhe talenteve vezulluese nën dritat e një salle të gjerë të Liceut Artisik “Jordan Misja” e mbushur me një audiencë të uritur të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

Fuqizuar nga EU for Innovation, Uplift Albania implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë ItalianeUNICEFDeloitteSwissEPStar Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.

Një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme që vjen për ti mbështetur ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë Uplift Albania është shndërruar në një pioner të mbështetjes së sipërmarrjeve inovative në Shqipëri duke kulmuar me evenimente të tilla të njohura si demo-day ose ngjarje finale.

Gjatë këtij aktiviteti nderuan me pjesëmarrjen e tyre Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr, Ambasadori i i republikës Federale Gjermane në Shqipëri z. Karlfried Bergner, Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann, Diplomati dhe Sekretari i parë i Ambasadës italiane në Shqipëri Z. Sergio Alias dhe Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Murat Sahin.

Jam i lumtur sepse katër muaj ishin të mbushura me emocione, trajnime dhe plot ëndrra nga disa ëndërrimtarë. Kjo nuk është një klishe, juria ka përpara një punë të vështirë. Sonte nuk kemi të bëjmë me një konkurs, sonte kemi një shfaqje suksesi të një punë të palodhur 4-mujore,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Jemi shumë krenar të mbështesim një eveniment të tillë,” tha drejtuesi projektit EU for Innovation z. Sebastian Berwanger.

Themeluar në 2019-ën dhe i formësuar në një rrjet të gjerë themeluesish, ekspertësh, investitorësh dhe partnerësh të industrisë me misionin për të mbështetur disa prej startupeve më inovative dhe frymëzuese në Shqipëri, prej gjurmës që Uplift Albania kanë lënë në komunitetin e inovacionit dhe sipërmarrjeve në Shqipëri janë sot mëse 40 startupe të diplomuara nga ky program.

Për mua ky eveniment është shembull më i mirë çfarë duhet të bëjmë dhe përveçse të punojmë me qeverinë Shqiptare duhet të punojmë me të rinj të cilët kanë ide të bukura dhe t’i ndihmojmë ata që këto ide t’i bëjnë realitet,” tha Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr.

Duke besuar fort se inovacioni nuk është destinacion por një rrugëtim që asnjëherë nuk mbaron, çdo vit një kohortë prej 10-12 startupesh përzgjidhen për të ndjekur një program intensiv 4-mujor mentorimi të dedikuar dhe personalizuar ku star-tupet eksplorojnë në detaje aspektet e tyre biznesore.

Programet si Uplift janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e startupeve të cilat vinë nga programe të kaluara inkubimi dhe mbështetjeje. Jemi krenar të ndihmojnë në hapjen e dyerve të reja për start-upet shqiptare,” tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri z. Karlfried Bergner drejtuar startupeve të Uplift Albania.

Demo-Day filloi me sesionin “Investor Connect – Speed Dating With Investors” gjatë të cilit startupet e edicionit të 5-të të Uplift prezantuan për 7 minuta me donatorë dhe investitorë të ftuar si Julien Coustaury, Eli Zhabevska, Mergim Cahani, Kamen Bankovski, Igor Madzov, Ardian Hoxha, Rezart Lahi dhe Lorenzo Ait.

Shpresoj që një prej startupeve të kësaj kohorte të Uplift të rritet në një nivel që të ketë impakt global,” tha Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann.

Beach MasterFuture BlockMarigoDialogo AINullius in Verba (Niv), Kungul appPatokoCyber MorfosisRumio AppAltvistaUnyoCorp-Blite dhe GreenGuard ishin startupet të cilat u përzgjodhën për të ndjekur programin e akselerimit Uplift Albania.

Uplift Albania është një testament i suksesit. Ne besojmë se edukimi është çelësi i fuqizimit dhe emancipimit ndërsa investimi në kërkim është çelësi i një zhvillimi të qëndrueshëm,” tha Sekretari i Parë i Ambasadës Italiane në Shqipëri z. Sergio Alias.

Nga Inteligjenca artificiale tek fintech, modë, e-commerce, agrikulturë, turizëm dhe siguri kibernetike janë disa prej industrive që mbulonte veprimtaria 12 start-upeve e përzgjedhura për të ndjekur programin 16-javor nën udhëheqjen e disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Uplift Albania është një histori e vërtetë inovacioni Made in Albania,” tha përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, z. Murat Sahin.

Për rreth 90 minuta, startupet e Uplift Albania filluan prezantimet e tyre 3 minutëshe ndjekur nga 4 minuta pyetje nga juria e cila përbëhej nga: z. Julien Coustaury nga Fil Rouge Capital Venture, znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures dhe Mërgim Cahani nga Gjirafa.

Një program i dedikuar mbështetjes së themeluesve dhe sipërmarrësve në rrugëtimin e tyre, startupet e Uplift Albania duhet të navigojnë jo vetëm mes mundësive të arta, ekspertizës të shquar dhe gjetjes së investimeve por edhe të lartësimit të profileve të tyre jo thjeshtë si novatorë por edhe individë frymëzues për një komunitet të gjerë.

Aplikimet në edicionin e 5-të të Uplift Albania ishin të hapura deri më 4 Janar 2024. 50 start-upe dhe 72 bashkëthemelues aplikuan për tu bërë pjesë e programit.

12 Janar u mbajt Selection Bootcamp ku 20 start-upe garuan ndërsa 12 prej tyre u përgjodhën të ndiqnin programin intensiv 16-javor të Uplift Albania.

Në fund të Demo-Day u ndanë çmime në vlerën 12 mijë euro për tre startupet Nullius in Verba, Unycorp-Blite dhe Patoko.

Një udhëtim studimor mbështetur nga UNICEF në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga qeveria Italiane do të organizohet në datat 8-11 Maj 2024 në Lituani.

9 startupe si Patoko, FloraTech by Greenguard, Kungul App, Cyber Morfosis, UnyoCorp-Blite, Marigo, BeachMaster, Rumio dhe Niv janë ftuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi studimor i cili përmban workshope “Investment Readiness”.

Ndërkaq Beach Master do të përfitojë një mbështetje në vlerën prej 3 mijë euro kredite në platformën Gjirafa Travel.

Uplift Albania fuqizohet nga EU for Innovation, implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë ItalianeUNICEFDeloitteSwissEPStar Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.

Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen Demo-Day të programit të 5-të të akselerimit
|